UNICEF, trajnon infermieret për trajtimin e fëmijëve me vështirësi në zhvillim

Shoqata e inferemiereve, teknikëve dhe mamive me mbështetjen e Shtëpisë shëndetësore Shkup dhe Fondit të fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), filloi me serinë e trajnimeve për infermieret e patronazhit në temë “Detektimi i hershëm dhe intervenimi i hershëm i fëmijëve me vështirësi në zhvillim dhe mbështetje të familjeve të tyre”.

Programi gjithëpërfshirës për trajnim, kumtoi UNICEF-i, e shfrytëzon parimin “infermieret e patronazhit trajnojnë infermiere këshilluese”, i përgatitur nga ana e Shoqatës, nën udhëheqje të Alster Universitetit.

Niveli i mesëm i pengesës ose ngecjes në zhvillim, siç theksohet, nuk identifikohen përderisa fëmija nuk vjen në moshë shkollore. Me këtë iniciativë, infermieret e patronazhit do të përgatiten mirë për ta ndjekur zhvillimin e përgjithshëm të foshnjave të sapolindura dhe të fëmijëve të vegjël, t’i njohin shenjat e vështirësive zhvillimore dhe të sigurojnë mbështetje për prindërit dhe familjet.

Në trajnim janë përfshirë edhe prindërit e fëmijëve me pengesa. Prindërit nga organizatat joqeveritare “Daun sindrom Qendra”, “Poraka” dhe “Rast” janë pjesë e trajnimit për t’u ballafaquar me infermieret e patronazhit në shumë sfida dhe nevoja të prindërve me fëmijë me vështirësi në zhvillim. Trajnimi zbatohet përmes modelit të kaskadës. parashihet se të gjitha infermieret e patronazhit do të trajnohet gjatë një viti. Trajnimet do t’i zbatojë ekipi i infermiereve të patronazhit të cilat janë përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e programit për trajnim, qëndron në kumtesë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button