Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 5 kg drogë

Një 36 vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij u sekuestruan 5 kg drogë.

Autoritetet në Itali arrestuan shqiptarin, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte 5 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, që kapte vlerën e 300 mijë eurove.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Peqini, rezident në Reggio Emilia. Mësohet se policia ka ndaluar makinën e shqiptarit, një Peugeot 308 për një kontroll rutinë dhe ka gjetur brenda saj drogën. Ai është dërguar në burgun e Buoncammino në Cagliari, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për persona të tjerë te perfshire në trafikun e drogës. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button