Adoleshenti abuzon me dy të mitur në Qendrën për Riedukim në Tetovë

Adoleshent, i cili është vendosur në Qendër për Riedukim të të miturve në Tetovë, për shkak të abuzimit seksual ndaj një të moshuare, ka abuzuar edhe ndaj dy të miturve të tjerë që gjenden në të njëjtën qendër. Lajmi dramatik është bërë publik nga Avokati i Popullit. Ixhet Memeti thotë se situata në Qendrën e Riedukimit, prej vitesh është alarmuese, pavarësisht thirrjeve të tij të shumta drejtuar autoriteteve për zgjidhjen e problemit.

Abuzimin e parë seksual, i mituri e ka kryer në maj, kurse tjetrin në gusht. Qendra e Riedukimit të Tetovës është shpërngulur në Veles prej më shumë se 10 vjetësh, ku në të njëjtin vend janë akomoduar edhe të rriturit dhe të miturit delikuent. Avokati i Popullit në raportet vjetore ka theksuar disa herë problemin e akomodimit jo adekuat si dhe mungesën e një program risocializimi në Qendrën e Riedukimit. Por deri tani, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e situates.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button