Rritja e pensioneve kaloi në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 19-të me 65 vota “pro” dhe tre “kundër” e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor. Ai parashikon formim të këshillit për siguri sociale, i cili do të ketë 11 anëtarë të deleguar nga më shumë ministri, Lidhja e shoqatave të pensionistëve, fondet për sigurim pensional dhe shëndetësor, Kryqi i Kuq i RM-së.Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi theksoi se këshilli do të formohet për shkak të avancimit të pozicionit social dhe standadit jetësor të shfrytëzuesve të pensionit.

Edhe tre ndryshime janë përmbajtur në ligjin – mundësia për parashtrim të kërkesës për realizimin e të drejtës së pensionit në formë elektronike, rritje e pensioneve për 5 për qind nga shtatori i vitit 2015 dhe harmonizim në lidhje me shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste në RM, në rastin ato të cilat i shfrytëzon Fondi për SPIM, ndërsa nuk ka nevojë për to.

Lajme të ngjashme

Back to top button