Aksion policor në Bit Pazar kundër shitësve të duhanit

Policia sërish ka ndërmarrë aksion policor në tregun e “Bit Pazarit”. Siç bëhet e ditur nga “Kanal 5”, kësaj radhe caku i aksionit policor kanë qenë shitësit e duhanit. Sipas informacioneve janë konfiskuar 200 kilogram duhan.

“ Inspektorati shtetërorë për bujqësi në përputhshmëri me ligjin për duhan ka bërë kontroll në Bit Pazar, për të parë nëse shitet duhan ose kaçak, sepse kjo është në kundërshtim me ligjin për duhan. Janë konfiskuar mbi 200 kilogram duhan nga tre persona të njohur dhe 4 të panjohur”, ka deklaruar Rumen Stamenov inspektor kryesor në ministrinë e Bujqësisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button