Dëmshpërblehen bukëpjekësit shqiptarë në Serbi

Qeveria e Vojovdinës ka vendosur të dëmshpërblejë bukëpjekësit shqiptarë dhe objektet e sulmuara pas ndeshjes Shqipëri-Serbi. 

Janë 15 objekte të dëmtuara si pasojë e agresionit që erdhi pas incidenteve që ndodhën në ndeshje dhe ato do të marrin 5.7 milionë dinarë serb, ose rreth 50 mijë euro.

Ky vendim, i marrë në një mbledhje të qeverisë krahinore, tenton të tregojë kujdesin e këtij institucioni. Politikanët e Vojvodinës janë munduar të përçojnë mesazhe pozitive duke thënë se kjo nuk është fytyra e vërtetë e vendit të tyre, pasi aty jetojnë mbi 60 kombe të ndryshme.

Gjithashtu, ka edhe shumë refugjatë të luftërave të fundit. Vojvodina, edhe pse është e njohur për tolereancë dhe ka mbi 10 gjuhë zyrtare, gjithmonë pas incidenteve me shqiptarët prodhon reagime të tilla.

Nga ana e qytetarëve ka pasur protesta për parandalimin e dhunës, ndërsa policia deri tani ka arrestuar disa persona të cilët dyshohet të jenë tifozë të klubeve lokale të futbollit.

Ndryshe, në Maqedoni banorët shqiptarë të cilët ishin të dëmtuar nga protestat që u organizuan në lagjen Gjorçe Petrov ende janë në pritje të dëmshpërblimit edhe pse objektet e dëmtuara i kanë sanuar tani më vetë. Edhe pse disa herë ata u ankuan në komunë, polici dhe gjykatë, kërkesa e tyre hasi në vesh të shurdhër.

Procedurat gjyqësore kanë hyrë në labirinte që duket se nuk do të kalojnë kurë për dëmshpërblimin e lokaleve të pronarëve shqiptarënga protestat që patën për pasojë vrasjen e të riut maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button