Ndryshimet ligjore sjellin vështirësi për shfrytëzuesit e ndihmave sociale

Ndryshimet ligjore kanë kërkesa të reja edhe për shfrytëzuesit e ndihmave sociale.

Obligimi i tyre është që të paraqiten në Agjencinë për Punësim si kërkues aktiv për punë, pa të cilën nuk do të mund të realizojnë të drejtën e ndihmës sociale. Kjo masë do të detyrojë personat që shfrytëzojnë këtë ndihmë që të paraqiten më shpesh në Qendrat Sociale. Duke marrë parasysh vlerën e ndihmës, udhëtimi i shpeshtë nga vendet rurale do të përbëjë një kosto që do të përgjysmojë ndihmën sociale.

Të gjithë ata që marrin ndihma sociale gjatë muajit nëntor do të duhet që ta ripërtërinë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë ndihma sociale.

Nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë afatet dhe të kryejnë ripërtëritjen e dokumentacioneve.

Personat të cilët janë shfrytëzues të ndihma sociale nga viti në vit kur duhet që të paraqesin dokumentacionin për shfrytëzimin e ndihmës, hasin në problem të ndryshme të cilët çojnë edhe në largimin e tyre nga kjo e drejtë.

Në Tetovë gjatë vitit të kaluar deri në 15 familje kanë humbur të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës sociale për arsye të ndryshme, sidomos për shkak të humbjes së afateve të caktuara për ripërtëritjen e dokumentacionit të nevojshëm. Në Gostivar ky numër arrin edhe më shumë.

Drejtorja e Qendrës për Punë sociale në Gostivar, Marija Aleksoska, sqaron se ripërtëritja e dokumenteve fillon nga 1 deri në 30 nëntor. Për pagesën e ndihmesë sociale në rajonin e Gostivarit çdo muaj ndahen 8.5 milion denarë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button