Turqi, bllokohen 20 minatorë në minierë

Së paku 20 minatorë janë bllokuan sot në një minierë qymyri në Turqinë jugore, njoftuan mediat vendase.

Ekipet e shpëtimit dhe mjekët mbërrijtën në minierë në qytetin e Ermenek, rreth 110 km (70 milje) në veri të bregdetit mesdhetar të Turqisë. Mediat nuk jane ne dijeni per viktima te mundshme.

Turqia ka raste të shpeshta të fatkeqësive minerare. Fatkeqësia më e rëndë e shënuar ndonjëherë ndodhi gjashtë muaj më parë në qytetin perëndimor të Somas, ku 301 punëtorë humbën jetën.

Raportet fillestare thonë se shembja ka ndodhur pasi uji kishte depërtuar brenda minierës, gjë që qoi në shembjen e saj.  /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button