Instituti për demokraci: Të rishikohen librat për edukatë qytetare

Instituti për demokraci ‘Societas Civilis” ka kërkuar të rishikohen librat për edukatë qytetare për klasën e VIII.

Sipas institutit definimi i ‘qytetarëve lojal’ të shkruar në këtë libër ku thuhet se ato’ janë të gatshëm ti ndjekin rregullat e shoqërisë edhe nëse duhet të heqin dorë nga liria e tyre’ nënkupton bindje edhe nëse rrezikohen të drejtat qytetare dhe politike në një shtet demokratik dhe nuk ndihmon në promovimin e kulturës politike në të cilën qytetarët e ardhshëm do ta vlerësojnë punën e institucioneve në prizmin e promovimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Nga institute vlerësojnë se për gjeneratat e ardhshme, lojaliteti i qytetarëve duhet të paraqitet para se gjithash nëpërmjet respektimit të principeve themelore të shoqërisë, si respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button