LGBT: MPB ka xhirimet, por nuk i ndjek penalisht sulmuesit

MPB edhe kësaj radhe nuk ka ndërmend të zbardh rastin, theksoi drejtori programor i LGBT Koço Andonovski lidhur me sulmin në klubin Damar ku para pesë ditëve u festua dy vjetori i themelimit të LGBT-së.

“Ky është rasti i gjashtë i shënuar kundër organizatës dhe bëhet fjalë për një rast të izoluar. Thonë se sulmuesit ishin disa persona të panjohur dhe nuk bëhej fjalë për një grup të madh njerëzish prej 30 personave. Disa të panjohur janë dy ose tre persona. Një grup paraqet organizim. Gjithashtu heshtin se sulmuesit gjatë kohës së sulmit kanë bërtitur me fjalë fyese kundër të pranishmëve. këtu nuk bëhet fjalë për urrejtje por për sulm”, theksoi Andonovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button