Tetovarët me fatura më të shtrenjta, ujë sërish nuk ka

Qytetarët tetovarë kanë filluar që t’i marrin faturat e ujit me çmime më të larta. Këshilli komunal i Tetovës vendosi që çmimi i ujit të rritet për 50 për qind. Krahas kësaj rritje, qytetarët ankohen se përsëri më orë nuk kanë ujë.

Gjendja e furnizimit me ujë është edhe më e vështirë në pjesët periferike të qytetit si në lagjen Kolltuk, Teleferiku.

Qytetarët janë të revoltuar për shkak të çmimeve më të larta dhe sërish mungesës së ujit. Ata thonë se paguajnë nga 10 euro dhe nuk kanë ujë. Ata furnizohen duke mbushur bidonët.

“Ujësjellësi i ri ka filluar të ndërtohet në muajin gusht. Deri më tani është montuar rrjeti i ujësjellësit prej 1.7 kilometër. Deri në përfundim të kësaj periudhe pune do të përfundojë një e katërta e projektit”, tha ministri i ekologjisë, Nurhan Izairi.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se punimet zhvillohen sipas dinamikës së paraparë për ndërtimin e ujësjellësit, projekt ky që është paraparë të përfundojë për 18 muaj.

Nga ana tjetër qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër për furnizimin me ujë vecse të presin një vit e gjysmë deri në përfundimin e punimeve për ujësjellësin e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button