Këshilli i gjykatësve ka zgjedhur 7 gjykatës të rij për sektorin e kundërvajtjes

Pas dy javëve nga zbatimi i aksionit ‘Justicija’ ku ishin arrestuar dhe suspenduar nga puna 25 persona gjykatës dhe bashkëpunëtorë në sektori i kundërvajtjes pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, sot ën seancën e Këshillit Gjyqësor ka zgjedhur 7 gjykatës që do të zëvendësojnë ato të arrestuarit.

Gjyqtarët e deleguar do të fillojnë me punë nga 1 nëntori i këtij viti ndërsa nëse do të ketë nevojë do të delegohen edhe dy gjykatës që do të fillojnë me punë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Deri më tani në sektori për kundërvajtje ka funksionuar me 4 gjykatës.

Gjykatësit dhe bashkëpunëtorët e arrestuar në sektorin e  kundërvajtjes dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin për 1.3 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button