Gjuriq: FSF-ja fajtore për incidentin

Presidenti i ekipit “Partizani” të Beogradit, Dragan Gjuriq, ka sulmuar autoritetet serbe të sigurisë për lejimin e huliganëve dhe injorimin e paralajmërimeve për dhunë. “Rrezikuam të na ndodhte një “Heysel serb”.

Gjuriç deklaroi se fajin kryesor për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e kanë autoritetet serbe, për shkak se nuk bënë asgjë për të parandaluar hyrjen e huliganëve në stadium, natën e 14 tetorit 2014. Ai ka komentuar edhe vendimin e UEFA-së.

“Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë pse është arritur në këtë vendim. Autoritetet serbe duhet t’i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur me një ultras që doli edhe në stadiumin e Gjenovës. A donit ju edhe një “Heysel” serb?

(Siç dihet tragjedia në stadiumin belg ndodhi më 29 maj 1985 gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë. Ky është shpjegim  i asaj se çfarë kishte ndodhur në Heysel -shënim i redaksisë).

“Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Gjenova dhe krijuesit janë të njëjtët”, tha Gjuriq për mediat serbe, duke pasur parasysh djegien e flamurit shqiptar nga huligani Bogdanov duke shtuar se edhe komisioneri i sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit ishte paralajmëruar në mënyrë të qartë për këtë skenar.
Për gjithë këtë që e ka thënë numri një i Partizanit, nuk ka reaguar FSF-ja, por drejtuesit e skuadrës së Cërvena Zvezdës, të cilët në kumtesën e tyre thonë.

“Cilën porosi deshi ta dërgojë Gjuriq, duke thënë se organet shtetërore janë fajtore për incidentit që ndodhi në ndeshje dhe se dikush me qëllim ka dashur të ketë gjakderdhje.”, thuhet në komunikatën e skuadrës së dytë më të madhe serbe.

UEFA vendosi të premten që të ndëshkojë Serbinë dhe Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna e tifozëve serbë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, por duke mos ja njohur tri pikët, duke i vënë edhe 100 mijë euro gjobë, ashtu si dhe Shqipërisë dhe dy ndeshjet e ardhshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016”, ekipi serb do t’i bëjë pa spektatorët e vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button