Politikat e gabura të partive në pushtet forcojnë dhunën

Jotoleranca në shoqërinë maqedonase i ka rrënjët në politikat e gabuara të partive në pushtet dhe aspektet ekonomiko – sociale që reflektojnë në sjelljen më pak tolerante në shoqëri vlerësojnë ekspertët, transmeton REL.

Sipas Xhabir Derallës nga Civil, jetojmë në një shoqëri ku mbizotrojnë vlerat që janë në kundërshtim me zgjidhjen paqësore të problemeve dhe konfliketeve në shoqëri.

“Kemi një situat ku partitë dhe qeveria forcojnë dhe një kohë të gjatë zhvillojnë një politik që praktikohet me mënyra të dhimbshme në realitet duke forcuar dhunën”, thotë Deralla.

Profesor Ilija Acevski, thotë se pjesa më e madhe e vlerave të sistemit të ri kanë ndikim negativ dhe krijojnë një grup i cili i humb vlerat e vërteta. Sipas tij kjo popullat e cila është e re humbë sensin e sjelljes normale.

“Nuk ka punë, nuk ka perspektivë, thjeshtë njërëzit nuk shohin perpsektivë, bëhet fjalë për një sistem me kompleks të faktorëve që ndikojnë në një sjellje të këtillë jotolerante”, thotë Acevski.

Sipas Xhabir Derallës, institucionet bëjnë të kundërtën e asaj që duhet të bëjnë. Pas kësja i mbetet mediave dhe sektorit civil që të mundohen të mbrohen nga praktikat e tilla të institucioneve.

Deralla potencon faktin se në vend ka ende shumë armë jolegale. Sipas tij, ky problem nuk është zhgjidhur në mënyrë të rregullt. Deralla thotë se edhe posedimi i armëve legale po bëhet një problem serioz në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button