Tetovë, nxënësit shqiptarë dhe ato maqedonas së bashku do të ndjekin mësimet

Nxënësit shqiptarë dhe ato maqedonas nga shkolla fillore ‘Bratstvo-Migjeni’ dhe nxënësie e shkollës së mesme ‘Mosha Pijade’ nga Tetova së bashku do të ndjekin mësimet si pjesë e aktiviteteve jashtë shkollore në kuadër të projektit për arsim të integruar.

Projekti zyrtarisht ka filluar të hënën në dy shkolla ndërsa do të realizohet me ndihmë financiare nga Mbretëria e Norvegjisë.

Nga shkolla fillore ‘Bratstvo-Migjeni’ do të përfshihen gjithsej 60 nxënës shqiptarë dhe maqedonas të cilët së bashku do të ndjekin mësimet ndërsa në shkollën e mesme ‘Mosha Pijade’ do të përfshihen 70 nxënës.

Ky projekt ka për qëllim që ti afrojë nxënësit që të njoftohen ndërmjet veti.

Lajme të ngjashme

Back to top button