Arrestohet personi i katër i përfshirë në incidentit e Kondovës

Policia ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për incidentin e së premtes në Kondovë, me ç’rast mbetën të plagosur 4 persona. Bëhet fjalë për ushtarin  Kenan Neziri, vëllai i policit Qani Neziri, për të cilin MPB ka konstatuar se ka përdorur armën zyrtare.

Prokuroria publike pritet të informoj për rrjedhën e hetimeve si dhe për motivet e incidentit. Ndryshe nga qendra klinike informojnë se të hospitalizuarit janë në gjendje stabile shëndetësore.
Sipas informacioneve jozyrtare arsyeja kryesore për incidentin në Kondovë janë mosmarrëveshjet mes dy taborëve të BDI-së në Saraj. Nga partia e Ahmetit mohuan se incidenti ka të bëj me procesin zgjedhor brenda strukturave të BDI-së në këshillat vendor dhe degën e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button