Ministri Ademi premton ndryshimin e emrave të disa shkollave në Tetovë

Gjatë vizitës që i bëri shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, paralajmëroi ndryshimin e emrit të saj, ndërkohë që nuk precizoi data për shkollat e tjera, të premtuara më herët.
“Është një proces që ne duhet ta ndjekim është një proces që do duhet t`ua përshtatim rrethanave aktuale, nevojave të nxënësve të prindërve dhe të të punësuarve dhe shpresoj se në bashkëpunim me komunën e Tetovës, të paktën në këtë shkollë ku jemi të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë. Është proces e thash nuk duhet të ngutemi, mirëpo më me rëndësi është që nxënësit dhe të punësuarit në atë shkollë ta ndjejnë shkollën si të tyre edhe përmes emrit që mban shkolla”, tha Abdylaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Të pesta shkollat e mesme të Tetovës mbajnë emrat heronjsh apo veprimtarësh maqedonas që datojnë nga periudha e komunizmit. Një ndër to është edhe shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade”. Mësuesit dhe drejtuesit e Shkollës, nuk e dinë as rolin dhe as historinë e Pijades.

“Unë nuk do shtoj diç më tepër nga ajo që tha ministri, ashtu është nëse interesoheni brenda në shkollë jo vetëm nxënësit por edhe stafi nuk do e dinë se kush është Mosha Pijade”, u shpreh Sherif Abdiramani. Zv/Drejtor i Shkollës “Mosha Pijade”.

Lajme të ngjashme

Back to top button