Persona të armatosur vrasin tre ushtarë turq

Disa persona të armatosur kanë vrarë tre ushtarë turq, teksa këta të fundit ecnin në qendër të qytetit që është i banuar me popullatë shumicë kurde.

Ushtria e Turqisë tha se “terroristët” separatistë ishin përgjegjës për sulmin në qytetin Juksekova në provincën Hakari, në kufi me Irakun dhe Iranin. Aktualisht, ushtria e ka ndërmarrë një operacion për t’i gjetur personat e armatosur, të cilët janë larguar nga vendi i sulmit, transmeton Sotnews.

Ushtria i ka fajësuar “tre terroristë nga organizata separatiste terroriste”, që është referencë për Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e ndaluar me ligj në Turqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button