Rezarta Shkurta imiton Rozana Radin? (VIDEO)
Pas një kohe shkëputje, Rezarta Shkurta prezantoi sot këngën e saj në festivalin “Kënga Magjike”. Çuditërisht na u duk e ngjashme me këngën e Rozana Radit vitin e kaluar. Dihet tashmë publikisht që mes të dyjave egziston një konflikt i cili përfundoi në gjykatë.
Ajo që na çudit është fakti që Rezi ka zgjedhur ti ngjajë Rozit. Ndoshta kënga “Bekim” me të cilën Rozana Radi u prezantua vjet tek “Kënga Magjike” i ka pëlqyer shumë duke parë edhe impaktin që pati në publik.
Rezarta Shkurta në rrjetet sociale shkroi: “Sa bukur reciton” duke ironizuar këngën e Rozit vitin e kaluar, ndërkohë që zgjedh të prezantohet vetë me “recitim” siç e quan ajo. Kënga titullohej “E dehur” dhe ishte një baladë e drejtuar nga tangoja ashtu si kënga e Rozanës vjet. /Indeksonline/