Duhej të martoheshin…por u ndanë, Taulant Xhaka dhe Dorina Podrimja

Ata i kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit se do të martoheshin. Taulanti ka një tatuazh me emrin e saj në trup, por kjo nuk është gjithçka. Taulant Xhaka dhe finalistja e “Miss Zvicra”, Dorina Podrimja, nuk janë më bashkë.

“Nëse Dorina fiton miss-in, unë në skenë do ti propozojë për martesë. Ne duam që gjithë jetës të jemi bashkë, flasim hapur për martesën dhe fëmijët”, është shprehur futbollisti i Kombëtares në një intervistë të para pak viteve.

Por, pas tre vitesh shoqëri dhe dashuri, gjithçka mes tyre ka përfunduar, bën të ditur e përditshmja zvicerane “Blick”. Arsyeja ka qënë xhelozia e madhe që Dorina ka pasur pas famës së Xhakës në opinion dhe udhëtimeve të tij të shumta.

“Marrëdhënia e tyre u bë gjithnjë e më e vështirë dhe gjithçka përfundoi këtë verë. Emrin e Dorinës, që e mbante tatto në krah e ka fshirë, në dashuri nuk ka replikë”, thotë një burim i gazetës zvicerane.

Bukuroshja kosovare vetëm pak ditë më parë ka veshur vellon e bardhë duke qënë imazhi i stilistes Blerina Kllokoqi Rugova për Zvicrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button