Hagë: Varreza e re masive do zbulojë shumëçka

Prokurorët do të lejohen që të paraqesin dëshmi shumë të frikshme kundër ish komandantit të serbëve të Bosnjes i cili nga viti 2012 po gjykohet për gjenocid.

Siç raporton CNN, Gjykata e Hagës ka njoftuar se do të dëgjojnë disa detaje rreth një varreze massive që hetuesit besojnë se ka lidhje me Ratko Mlladiq.

Hetuesit e kanë zbuluar varrezën në vitin 2013 në fshatin Tomasica, që përbënë një kujtim të gjakderdhjes së tmerrshme gjatë luftës së Bosnjës, kur ish Federata Jugosllave filloi të ndahej, para dy dekadave.

Ish komandanti i serbëve, Mlladiq, akuzohet se ka udhëhequr fushatën për “spastrim etnik” përmes vrasjeve, torturave, punës së dhunshme dhe në përgjithësi dhunës fizike, seksuale apo psikologjike gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë,transmeton Indeksonline.

Më shumë se 400 mbetje mortore janë gjetur në Tomashicë, të cilat dyshohet se iu takojnë viktimave boshnjake dhe kroatëve etnik të Prijedorit dhe rrethinës, persona të vrarë në verën e vitit 1992, sipas zyrës së Prokurorit të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe tribunalit ndërkombëtar.

Në vitin 1992, Mlladiq, e ka udhëhequr rrethimin e Sarajevës, duke vrarë mijëra njerëz, përfshirë edhe civilë, rrethim ky që zgjati dy vjet, raporton CNN.

Ai gjithashtu e ka udhëhequr edhe vrasjen masive të myslimanëve në Srebrenicë, ku rreth 7 mijë burra dhe djem u vranë.
Në vitin 1995, Tribunali i Hagës për krimet në ish Jugosllavi, ngriti aktakuzë ndaj Mlladiqit dhe 51 personave të tjerë me dyshimin se kanë kryer krime lufte dhe mizori.

Ratko Mlladiq është arrestuar tek në vitin 2011, pasi për vite të tëra ishte në arrati.

Lajme të ngjashme

Back to top button