MPB dënon 30 të punësuar, disa kanë fjetur disa kanë pirë në vend të punës

Kundër 30 personave në MPB gjatë javës së kaluar janë ngritur masa disciplinore për shkak të shkeljeve në punë. Prej tyre 26 të punësuarve u është dhënë dënimi me para, tre të tjerëve u janë ulur gradat ndërsa njëri është larguar nga puna.

Nën ndikimin e alkoolit kanë qenë dy persona, njëri ka vozitur veturën policore për qëllime private, njëri ka dëmtuar ski-motorin, njëri ka fjetur në orarë të punës, disa nuk i kanë pastruar armët, njëri nga të dënuarit ka fjetur në veturën policore. Polici që është larguar nuk ka ardhur në punë tre ditë

Lajme të ngjashme

Back to top button