Çfarë do të sjellë ndalimi importit të veturave me standardin euro 2?

Sipas vendimit të qeverisë importi i veturat me motor të standardit euro 2 do të zgjasë deri në fund të vitit dhe më pas do të pasojë periudha gjashtë mujore ku do të lejohet importi i veturave me standard euro 3 dhe më pas në Maqedoni mund të sillen vetëm vetura që i plotësojnë standardet euro 4.

Që kur është lejuar sjellja e veturave me standard euro 1 dhe euro 2 në vitin 2010 në Maqedoni janë futur gjithësejtë 160 mijë vetura. Një pjesë e këtyre veturave ishin të vjetra. Përkundër sjelljes së veturave më të mira nga ato që ishin më parë, kjo nuk ka sjellë atë që pritej në rrugët e Maqedonisë. Aksidentet në komunikacion janë më të shpeshta dhe ndotja e ajrit është më e madhe.

Qeveria ka hedhur hapin e parë për të ndaluar importin e veturave të vjetra. Sipas rregullave të reja nga qershori i vitit të kaluar do të mund të importohen vetëm vetura me standard euro 4.

Me këtë masë, qeveria konsideron se do të ketë siguri më të madhe në komunikacion në rrugët e Maqedonisë dhe më pak ndotje të jarit.

Përkundër këtyre vlerave pozitive që do të sjellin masat e reja për imortin e veturave nga jashtë, këto masa do të kenë edhe pasoja negative sepse ata të cilët duan të kenë një veturë duhet të ndajnë dyfishin e parave për ta pasur atë dhe si rrejdhojë do të ketë më pak komunikacion në rrugët e Maqedonisë. Kjo do të sjellë uljen e të ardhurave në buxhetin e shtetit që grumbullohen nga akcizat e derivateve të nasftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button