Gruevski protagonist i reklamave, mesazhet qe fshehin milionat propagandë politike

Gjatë dy vite e gjysmë qeveria ka realizuar 27 fushata reklamuese për të cilët ka harxhuar 18 milion euro. Organizatat mediale thonë se fushatat reklamuese nga qeveria shërbejnë vetëm për t’i korruptuar mediumet.

“Ushqeheni shëndetshëm, ecni shpejt, vraponi, vozitni vëmendshëm, bëjni fëmijën e tretë, qeshni, hapeni zemrën”, janë vetëm disa pejsë të mesazheve që qeveria nëpërmjet fushatave reklamuese u dërgonë qytetarëve.

Për sigurinë në komunikacion dhe ushqimin e shëndetëshëm, rolin kryesorë e ka pasur kryeministri Nikolla Gruevski.
Gruevski potentcoi se pemët dhe perimet duhet të përpbëjnë gjysmën e ushqimit të konsumuar.

Sonja Stojadinoviq, politikologe, thotë se kryeministri Gryevski jep përshtypjen se është i aftë të drejtojë shtetin në të gjitha fushat, gjë që nuk është e vërtetë. Sonja thotë se ai duhet të përqendrohet në problemete e vërteta.

Komunikologu Marko Troshanovski, thotë, “nuk është kontetsuese që fushatat publike qeveritare të kenë promovimin medial, por kur ato zënë vendin kryesorë në lajme, bëjnë që temat tjera me interes publik të lihen në planë të dytë.

Sonja Stojadinoviq, thotë se paraqitja e kryememinsitrit si përson që dinë gjithcka nga cilado fushë qoftë, krijon përshtypjen se është i gjithëpranishëm dhe i aftë të drjetojë shtetin në të gjitha fushat.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani thotë se mesazhet që marin qytetarët nga mediumet nuk është asgjë tjetër vecse propagandë politike.

Drejtoresha e shkollës së lartë për gazetari, Zhaneta Trajkovska thotë se fushatat reklamuese të qeverisë janë vetëm një mnëyrë për të futur gazetarët në spiralen e ndikimit qeveritar e cila më pas i bënë të mendojnë se cfarë do të shkruajn.

Edhe antikorrupsionerët kanë vërejtjet e tyre për realizimin jotransparent të këtyre fushatave qeveritare. Sipas ish anëtares së Komisionit për anrikorrupsion Vanja Mihajllova, askush nuk e dinë se sa pare janë harxhuar nga qeveria për fushatat reklamuese.

“Organi që është kompetent për preventivën është Komisiono për Antikorrupsion dhe organet tjera të cilët deri më tani asnjëherë nuk janë deklaruar për këtë temë dhe as që kanë kërkuar nga qeveria që të tregojë se sa para janë harxhuar për reklama”, thotë Vanja Mihajllova.

Edhe ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini tërheq vërejtjen për harxhimin jotransparent të parave. Sipas tij nuk dihet efekti i reklamave, nëse pas reklamave për sigurinë në komunikacion është ulur numri i aksidenteve.

“Për këto para që harxhohen në fushata reklamuese, kryeministri nuk përgjigjet as para deputetëve me vite. Komisioni Evropian ka kërkuar të dhëna për paratë që harxhohen për fushatat reklamuese të qeverisë dhe që i mbajnë në fshehtësi. Në cdo shtet është skandaloze që të fshehet mënyra se si harxhohen paratë e buxhetit të shtetit”, thotë Hajredini.

Lajme të ngjashme

Back to top button