Flokët e gjata të lahen me lëngun e hithrave

Nëse doni që floku juaj të rritet shpejt dhe shëndetshëm, një kurë natyrale do të ishte ajo me lëngun e hithrave.

Ajo nuk e dëmton aspak flokun tuaj, por përkundrazi e ushqen dhe e bën më të fortë. Në një tenxhere hidhni hithrat dhe pak ujë. Vendosini në zjarr dhe lërini të ziejnë deri sa të vëreni që hithrat kanë lëshuar gjithë esencën e tyre në lëng.

Pasi të jenë zierë, i hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen pak. Merrni gjithë lëngun e fituar nga zierja dhe me të lani kokën. Në momentin që të lani kokën me këtë ujë, nuk duhet të vendosni shampo, sepse duhet që flokët të qëndrojnë të lagur 1 orë që të marrin esencën e këtij trajtimi. Më pas, si zakonisht vazhdoni proçesin e larjes së flokëve tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button