1.26 miliard dollarë për Ebolën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore.

Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë. Në ndërkohë, bëhet e ditur se një mjek amerikan i cili është kthyer në Nju Jork nga Afrika Perëndimore ku po ndihmonte rreth sëmundjes, është infektuar me virusin.

Ky është rasti i parë i paraqitur në Nju Jork. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se mjeku Craig Spencer, ka pasur shumë pak kontakte me njerëzit në Nju Jork, prej se ka arritur në këtë vend. Sa i përket Afrikës Perëndimore ku sëmundja po dominon, tani në atë vend janë 6 vende ku është shpërndarë Ebola. I fundit, është Mali. Zyrtarët kanë njoftuar më 23 tetor se një vajzë 2 vjeçare është infektuar me Ebolën, të cilën e kishte marrë në Guinea vendin fqinjë. Deri më tani, nga Ebola kanë vdekur mbi 4.900 persona, shumica në Afrikën Perëndimore./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button