Vendimi i UEFA-s, Gjebrea: Ja si do veprojmë…

Prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea, ka reaguar përmes Facebook-ut pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u vendos që 3 pikët në tavolinë t’i jepen Serbisë.

Gjebrea shprehet i revoltuar me vendimin e UEFA-s, duke thënë se kjo e fundit ka humbur më shumë se 3 pikë që humbi Shqipëria.

“UEFA, ndeshja dhe më pas…

Një mike në fb tim me emrin Rina Kadolli, shkroi këtë koment:
“Krejt bota e ka pa kush e ka fajin po apet na dulem humbs, asht shum keq me nejt kamkryq tu fol kush e ka pas mir e kush keq duht me ba diqka se kshtu kena me met tshtypen sa të ekzistojmë.”

Po Rina, ke shumë të drejtë kur thua:”duhet me ba diqka” dhe unë po e jap një ide:
– Mos të blejmë asnjë produkt serb nëpër supermarketet mbushur me ushqime serbe kudo ku jetojnë shqipet.
– Mos të blejmë asnjë krevat serb ku të flenë shqipet mbi të.
– Asnjë material ndërtimi serb nuk mund të ndërtojë shtëpitë e shqiponjave.
…etj,etj,etj!
Ndryshe,me paratë që tregëtarët shqiptarë u çojnë serbëve, do të prodhohen përsëri armë për të vrarë shqiptarët, përsa kohë dhjetra mijëra vetë bërtisnin -vritini shqiptarët!
A nuk është ky një fillim i madh???”.

Lajme të ngjashme

Back to top button