Solidariteti: Mosndëshkimi i dhunës ndaj LGBT-së vetëm se i inkurajon autorët

Lëvizja majtiste ‘Solidariteti’ dënon ashpër aktin e demolimit të lokalit ‘Damar’ ku është kryer sulm ndaj aktivistëve të LGBT-së që ishin mysafir në lokal duke festuar përvjetorin e LGBT-së.

Mosndëshkimi i autorëve që hidhem mbi aktivistët e LGBT-së është e dukshme, sipas lëvizjes, dhe kjo reflekton vullnetin politik të qeverisë konservatore. Por kjo vetëm se do të inkurajojë dhunën, thonë nga Solidariteti.

“Është për keqardhje që aktet e dhunës po marrin përmasa shqetësuese në shoqërinë tonë, ndërsa mosndëshkimi i autorëve vetëm se do ti inkurajojë autorët që të vazhdojnë të demonstrojnë dhunë ndaj aktivistëve të LGBT-së në të ardhmen”, thonë nga Solidariteti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button