Reduktim i qarkullimit të autobusëve në Shkup deri te dielen

Me rastin e festës kombëtare Ilinden, autobusët e JSP-Shkup në tre ditë në vijim do të qarkullojnë me orarin javor.

Reduktim nga orari javor do të ketë te autobusët me numër 52, 53, 60, 61, 71, 74, 80 A dhe 81 të cilët do të qarkullojnë me orar të ditës së shtunë. Linjat e natës do të qarkullojnë sipas orarit të së premtes dhe shtunës. Linja për në Kryqin Mijëvjeçar do të qarkullojë sipas orarit të së dielës.

Autobusi me numër 59 nga Kisela Voda dhe Novo Lisiçe nuk do të qarkullojë për te varrezat e Butelit.

Të shtunën reduktim nga orari i vozitjes së të dielës do të ketë te autobusët me numër 15 dhe 15 A, të cilët do të qarkullojnë me orar të veçantë, ndërsa autobusi me numër 8 sipas orarit të ditës së shtunë për shkak të “Akua Parkut”.

Autobusët me numër 47 A, 52, 53, 55, 60, 61, 67, 71, 74, 80 A dhe 81 do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës. Të dielën do të vozitet standard sipas orarit të vozitjes të së dielës.

Qytetarët lidhur me transportin mund të informohen te dispeçeri në telefon 02/3173-224.

Lajme të ngjashme

Back to top button