Komisioni për antikorrupsion tërheq vërejtjen 11 personave që kryejnë dy funksione

Komisioni shtetërorë për antikorrupsion , sot u ka tërhequr vërejtjen 11 personave të cilët kryejnë dy funksione njëkohësisht që përbënë konflikt interesi.

Komisioni në bazë të nenit 23 alinea 1 të Ligjit për pengimin e korrupsionit i është drejtuar, Dexhat Seferit, Sllafko Jankoski, Mujdin Bilalli, Sead Ismail, Naim Saliev, Kristian Todorov, Nikollce Damjanovski, Valentina Jovanovska, Zulkufli Saiti, Darko Stojcevski dhe Sasha Nikoliq që në afat prej 15 ditëve në mënyrë vullnetare të japin dorëheqje nga njëra prej funksioneve që kryejnë.

Dexhat Seferi njëkohësisht është edhe anëtarë i Këshillit të komunës së Sarajit dhe njëkohësisht edhe drejtues i një shoqate tregtare. Sllavko Janveksi është anëtarë i Këshillit në komunën e Gostivarit dhe njëkohësiht edhe drejtues i një shoqate tregtare. Mujdin Bilalli është anëtarë i Këshillit të komunës së Gostivarit dhe njëkohësisht kryen edhe veprimtari tjetër tregtare. Pjesa më e madhe e atyre që Komisioni u tërheqë vërejtjen janë edhe drejtues të shoqatave tregtare dhe njëkohësisht edhe anëtarë kryesisht nëpër këshillat komunal.

Lajme të ngjashme

Back to top button