Beshiktashi e “hëngri si qebap” Partizanin

Gjiganti turk, Beshiktash, i ka mbajtur leksion Partizanit në mes të Beogradit, duke e bërë për “kryp e qepë”. 0-4 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Që mysafirët nga Turqia do të kalojnë lehtë, u vërejt që nga fillimi i ndeshjes, ku dominuan vendasit në të gjitha repartet.

Nuk kaluan më shumë se 18’, dhe Kavlak lëshoi “raketën”, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm për 0-1.

Për një pushim më të qetë, u përkujdes Demba Ba, që në minutën e 45’, shënoi për 0-2. Sulmuesi Demba Ba, si gjithnjë, ra në sexhde, pas golit të shënuar, mënyrë e tij e festimit të golave.

Lajme të ngjashme

Back to top button