Ahmeti: Në Maqedoni nuk ka vend për parti të tretë shqiptare

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti vlerëson se pavarësisht përpjekjeve, në Maqedoni nuk ka hapësirë për parti të tretë shqiptare.

“Përpjekje pati me thënë të drejtën, por në Maqedoni nuk ka shumë hapësirë për shumë parti politike të shqiptarëve. Unë mendoj se është shumë e dëmshme që shqiptarët të kenë një parti politike në Maqedoni, sepse do të burokratizohen dhe kriminalizohen, kurse dy parti shqiptare në Maqedoni është shumë reale dhe produktive për shqiptarët e Maqedonisë, kurse 3 parti politike është e dëmshme për shqiptarët e Maqedonisë”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Këto komente i bëri në intervistën e mbrëmshme në TV Klan në emisionin Opinion ku mes tjerash tha se ka pasur dhe ka padrejtësi në gjyqësorin e Maqedonisë ndaj shqiptarëve në periudhën e kaluar, pavarësisht se tashmë dy mandate, Ministrinë e Drejtësisë e udhëheq kuadër i BDI-së.

Për më shumë LEXO:  Ali Ahmeti: Më propozuan ta ndaj Maqedoninë, por nuk pranova (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button