Matoshi: Shqipërisë nuk po i shkon për fytyre nacionalizmi

Analisti nga Kosova, Halil Matoshi, thotë se janë qesharake reagimet e fundit dhe gjithë situata e krijuar për një lojë futbolli.

Sipas Matoshit, ky nacionalizëm i shfaqur së fundi, nuk i shkon një vendi të pavarur siç është Shqipëria.

“Ekzistojnë dy Shqipëri dhe dy Kosova. Është Shqipëria zyrtare dhe Kosova zyrtare. Nuk guxojmë që të themi se kjo është shtylla e Shqipërisë, shtylla e Serbisë, shtylla e Kosovës. Mendoj se nacionalizmi në media ka shpërthy një eufori nacionaliste dhe që nuk i shkon hiç për fytyre një Shqipërie të pavarur që është 100 vite shtet”,  ka thënë Matoshi në emisionin “Shqip” të Top Channel, duke shtuar se një lojë futbolli nuk duhej lejuar që të krijonte situatën që krijoi, transmeton indeksonline.

“Mendoj se topi edhe futbolli kanë mu maru shpejt, mbahen ato procedurat edhe dikush i fiton tre pikë”, ka thënë Matoshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button