Gjobiten Galatasaray dhe Baseli

Skuadra turke Galatasaray është gjobitur me 50.000 euro nga UEFA, pas rrëmujës së tifozëve në humbjen nga Arsenali në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Klubi turk u mposhtë 4-1, ku hedhja e fishekzjarreve nga tifozët e Gallatës shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Karriget e stadiumit u nxorën nga vendi, me klubin që është urdhëruar për të kontaktuar me Arsenalin brenda 30 ditëve, në mënyrë për të zgjidhur koston e dëmit.

Ndërkohë as Baseli nuk i ka shpëtuar UEFA-s.  Skuadra është dënuar me 40.000 euro për “hedhje të objekteve” gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit, ndërsa Feyenoordi dhe Standard Liege janë gjobitur me nga 15.000, respektivisht 17.000 euro për incidentet në kuadër të ndeshjes së Europa League./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button