Me rastin e 8 vjetorit të rënies përkujtohet Isa Lika, komandat Iliri

Me rastin e 8 vjetorit të rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Isa Lika, Komandat Iliri, dje në Tetovë është organizuar Akademi përkujtimore.

Në varin e tij janë vendosur kurora lulesh, mes tjerash edhe mbi varet e dëshmorëve të kombit të cilët gjenden në kompleksin e dëshmorëve afër varrezave myslimane në qytetin e Tetovës.

Ish- komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tani lider i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Isa Lika asnjëherë nuk mendonte se çka do të përfitonte nga kjo luftë…

“Ai donte që të mos dal i koritur nga kjo luftë”, tha Ahmeti. Ndërsa, Fazli Veliu në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së tha se Isa Lika ishte i veçantë nga të gjithë.

“Ai edhe nën emblemën e UÇK-së të Kosovës dhe UÇK-së sonë dha kontribut të madh për lirinë e këtij vendi”, tha kreu i SHVL-së Fazli Veliu.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button