SHGM kundër degradimit të redaktores të TV Telma

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër reagon ndaj vendimit të drejtorit dhe redaktorit përgjegjës të TELMA Atanas Kirovski, ish redaktoren përgjegjëse të programit informativ Emilija Llazarovska ta degradojë në reporter në programin e mengjesit.

“E paqartë është se si është e mundur që një menaxher që me vokacion është gazetar, ta degradojë kolegën e tij, e cila në 17 vitet e kaluara ka dhënë kontribut të madh për ngritjen e televizionit, veçanërisht lajmet, ku merr pjesë nga fillimi. Monitotringjet e pavarura për punën e televioneve kombëtare tregojnë se Telma në të gjitha proceset zgjedhore  ka raportuar në mënyrë të balancuar dhe profesionale, ndërsa kjo është vërtetuar edhe nga raportin e OSBE-së, e cila si organizatë, ndjek punën dhe raportimin e mediave gjatë zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, edhe Agjencia e mediave në vitin 2013 në analizën e saj të tregut të veprimtarisë radiovizive, ka konstatuar se lajmet janë segment i produksionit  me shikueshmëri më të madhe  nga mbarë oferta e TELMA. Poashtu, vitin e njejtë trupi rrergollator ka realizuar anketë të opinionit publik për ndikimin e mediave, sipas të cilës, lajmet e TELMA, redaktor përgjegjës të cilave ka qenë pikërisht kolegia Llazarevska, ka besueshmëri më të madhe. 

Analizat e fundit dhe anketat, duke përfshirë edhe atë të Nilsen Media Risërç, tregojnë se në gjysëmvjetorin e parë të vitit shikueshmëria e lajmeve është rritur vazhdimisht, ndërsa besimi ndaj tyre bindsëhëm është forcuar para të gjitha televizoneve të tjera në Maqedoni.
Duke pasur parasysh këtë dhe faktin se mediat janë institucione me interes publik dhe opinioni duhet të dijë se si drejtohen, presim nga drejtori Kirovski të japë sqarim serioz se pse kolegia Llazarevska, me përvojë të pasur gazetareske, është caktuar në vendim e punës të paraparë për gazetarë fillestar ose për gazetarë me pak përvojë.Vlerësojmë se kjo sejllje  është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe Ligjit për shqetësim në vendin e punës dhe njëkohësisht është edhe jokolegial. SHGM disa herë u përpoq të jetë ndërmjetësues në këtë rast, por pa sukses.

Me aktin e degradimit të redaktorit të deritashëm të lajmeve, si dhe akti paraprak i ndërprerjes së bashkëpunimit me pesë korespodentët  pa sqarim serioz, vë në pikëpyetje integritetin profesional të gazetarëve, por edhe të besimit që lajmet e TELMA e kanë te qytetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button