Kallëzime penale për prerësit e drunjve nga fshati Labunishtë

Policia e Strugës ka ndaluar tre banorë të fshatit Labunishtë, për shkak të prerjes së malit dhe grabitjes së druve.

Kallëzime penale janë ngritur ndaj tre personave, të cilët janë kapur duke transportuar drunj.

Të pandehurit, më 11 të këtij muaji në vendin e quajtur “Rrafshi i madh” në atarin e Llabunishtës, nga ana e pjesëtarëve të policisë për kontroll dhe vëzhgim kufitar janë kapur duke transportuar dru në mënyrë të jashtëligjshme, me ç ‘rast kanë pas 11 kuaj të ngarkuar me 1.7 metër kub dru të pavulosura, një sëpatë, një sharrë motorike. Bashkë me ata në shoqërim kanë qenë edhe dy persona minoren.

Në vendin e ngjarjes, në prani të policit të pyjeve është konstatuar se janë prerë rreth 300 rrënjë dru në pronë shtetërore të perimetrit 25 cm dhe të larta 15 metra, prej nga sipas llogarive të tyre, në këtë mënyrë janë vjedhur  një sasi e madhe e druve, ndërsa ne vendin e ngjarjes janë zbuluar edhe rreth 50 metra kub dru të prera të gatshme për transport ilegal, të cilat janë dorëzuar ndërmarrjes së ekonomizimit të pyjeve “Makedonski shumi” në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button