Organizohet panair kushtuar projektit “Bli shtëpi, bli banesë”

Panairi i parë kushtuar projektit “Bli shtëpi, bli banesë” do të mbahet nga data 24 deri më datën 28 të këtij muaji në “Skopje citi moll”. Qytetarët në një vend mund t’i marrin të gjitha informatat e nevojshme dhe t’i realizojnë të gjitha kontaktet për projektin i cili, siç theksojnë nga Ministria e Financave, jep edhe deri 14.000 euro mjete të pakthyeshme për blerje të shtëpisë së re.

Ministria e Financave, bankat dhe kompanitë ndërtimore do t’i njoftojnë qytetarët me kushtet e “Bli shtëpi, bli banesë” dhe ofertën e banesave dhe shtëpive në tregun e patundshmërive. Qytetarët do të mund të konsultohen me njerëzit nga Ministria për Financave personalisht dhe të këshillohen se cili model nga projekti më së shumti u përgjigjet dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrin që të aplikojnë.

Privilegje speciale dhe zbritje shfrytëzuesit e projektit do të marrin nga kompanitë për mobilje, teknikë të bardhë dhe sigurim, të cilët dëshirojnë t’i japin mbështetje iniciativës.

“Bli shtëpi, bli banesë” është mundësi e mirë, ndërsa kjo ngjarje është mënyrë e shkëlqyer që të shfrytëzohet mundësia, theksojnë nga Ministria e Financave.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button