Deputetët bullgarë vendosin kushte për Maqedoninë

Deputetët e partisë bullgare Ataka u zotuan për vendosjen e dy kushteve për përkrahjen që ia jep Bullgaria Maqedonisë në procesin eurointegrues, ndërsa kryeministri bullgar Pllamen Oresharski ka premtuar se do t’i mbrojë interesat bullgare në negociatat ndërmjet dy palëve.

Ataka insiston të vendosen dy kushte obliguese për Maqedoninë, i pari është “ndërprerja e përvetësimit dhe falsifikimit të historisë dhe kulturës bullgare”, dhe i dyti “ndërprerja e represioneve të bullgarëve në Maqedoni, që përfshijnë mbikëqyrje policore dhe maltretim, përndjekje, diskriminim dhe gjenocid kulturor”.

“Kjo qeveri, sikurse edhe të gjitha para saj, dhanë premtime të lehta për përkrahjen e ish-republikës jugosllave të Maqedonisë në eurointegrime”, ka thënë deputeti i Ataka-s, Adrijan Asenov.

Sipas Asenovit, “kjo ish-republikë jugosllave është djep i rilindjes bullgare”, ndërsa Ataka i dënon “të gjitha qeveritë që nuk kanë bërë sa duhet që t’i kundërvihen maqedonizmit, e kjo është dashur tëbëhet nëpërmjet politikës së re zyrtare të Bullgarisë, për mohimin e maqedonizmit në përpkrahje të bullgarizmit në Maqedoni”, duke shtuar se “të njëjtën e bëjnë edhe grekët, edhe pse nuk kanë asnjë bazë historike për këtë”.

Ataka për momentin e përkrah koalicionin në pushtet të udhëhequr nga kryeministro Pllamen Oresharski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button