Grubi: Me kthimin e PDSH në Parlament realizohet marrëveshja “Sushiko”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një prononcimi për “Aktuale” ka përshëndetur rikthimin e PDSH-së në Parlament. Por, kjo sipas partisë së Ahmetit, ka për pasojë realizimin e marrëveshjes midis kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe VMRO-DPMNE-së gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, respektivisht mbështejtes së kandidaturës së Ivanovit.

“Përshëndesim rikthimin kaq të shpejtë të PDSH-së në Parlament pas realizimit të marrëveshjes parazgjedhore të ashtuquajtur ‘Sushiko’ midis Menduh Thaçit dhe VMRO-së për përkrahje të kandidaturës së Gjorge Ivanovit për president. Ky rikthim edhe një herë dëshmon se incidenti i nxitur dhe i inskenuar nga PDSH në Parlament kishte për qëllim ushtrimin e presionit ndaj VMRO-së për ta realizuar marrëveshjen me ‘Sushikon’”, thotë për “Aktuale”, Artan Grubi, shef i kabinetit të Ali Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button