Shekerinska: LSDM nuk do të bashkëqeveris me Gruevskin

Radmilla Shekerinska ka theksuar  se partia e saj edhe më tej do të qëndrojë fort në pozicionet opozitare. Ajo ka mohuar kategorikisht mundësinë që të heqin dorë nga bojkoti dhe të pranojnë bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE.

Shekerinska, në një bisedë për “Faktor”, ka ka theksuar se qëllimi i partisë është që të bëjë ndryshime thelbësore në qeverisjen aktuale dhe jo që të marrë pjesë dhe përgjegjësi në këtë qeverisje të keqe për qytetarët.

As kërkojmë, e as pranojmë bashkëqeverisje me Gruevskin. Qëllimi është që ta ndryshojmë politikën e humbur, dhe jo ta ndajmë bashkë atë, ka thënë në bisedën për “Faktor”, zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.

“Janë mbajtur disa takime ndërmjet përfaqësuesve të dy partive, duke synuar që të përgatitët terreni për të pasur bisedime zyratre. Këto bisedime janë bërë me ndërmjetësin e zyrtarëve tëBE-së, por deri tash nuk kanë qenë të suksesshme”, ka thënë Shekerinska, zëvendëskryetare e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button