Aksion “Maqedonia pa mbeturina”

Në kuadër të projektit “Maqedonia pa mbeturina” sot në mbarë vendin do të realizohet aksioni nacional për pastrimin e mbeturinave.

Aksionin e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Asociacioni për mjedis jetësor të pastër “Hajde Maqedoni”, pjesë e projektit “Maqedonia pa mbeturina 2014”.

Projekti do të zbatohet me mbështetjen dhe me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore, vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjeve publike dhe komunale, organizatat joqeveritare, shoqatet e qytetarëve dhe popullata vendore.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dërgoi apel deri te qytetarët për inkuadrimin masovik në aksionin për pastrimin e mbeturinave të locuara në vende jopërkatëse.

Ngjarja qendrore do të mbahet në komunën e Karposhit te ura e këmbësorëve “Gazella”. Inkuadrim në aksion paralajmëruan më shumë komuna në mesin e të cilave Kisella Voda, Gjorçe Petrovi, Gostivari…

Qytetarët e interesuar mund të informohen në ueb faqen www.ajdemakedonija.mk apo në komunat.

Qytetarët nëse vërejnë hedhje dhe deponim jo të drejtë të mbeturinave mund të paraqiten në numrin e telefonit 195 të Qendrës për menaxhim me krizat.

Lajme të ngjashme

Back to top button