Ardit Bexheti vjen me album të ri!

Ai është ndër të vetmit që arriti të dominojë në tregun e sotëm muzikor, e gjithë kjo falë talentit dhe angazhimit të madh. Kulmin e suksesit e arriti në bashkëpunimin me Albana Mesulin, edhe kjo një këngëtare me zë në viset tona.

Por, çka është duke punuar tash Arditi ?!

Lidhur me këtë pyetje, Arditi për portalin tonë na bën të ditur se: “ Sapo kemi filluar punimet e këngëve të albumit, ku çdo këngë do jetë me videoklip. Janë këngë të vjetra, të sjelluara në një model më të ri, të cilat i dua shumë dhe kam vendosur t’i sjell në stilin tim. Pas përfundimit të këtij projekti, do të ketë edhe shumë këngë dhe bashkëpunime të reja nga unë dhe bendi im. Jam i pregaditur edhe për xhirimet e fundviti, të cilat fillojnë edhe pak kohë”, ka përfunduar Arditi./ Portalb/Arsim Kolari/

Lajme të ngjashme

Back to top button