E mashtrojnë se për 13.000 euro do t’ia nxjerrin vëllaun nga burgu

Dyzet e gjashtë vjeçari M.P. nga Kumanova dhe një vjet më i riu R.B. nga fshati Mateç i Kumanovës dyshohen se e kanë mashtruar një të njohur të tyre, të cilit i kanë marrë 13.000 euro.

Policia thotë se në tetor të vitit 2012, M.P. në një restoran në Shkup nga një kumanovar ka marrë 13.000 euro me premtimin se gjoja do të arrijë që nga organet gjyqësore të sigurojë vendim për heqjen e masës së paraburgimit. I dyshuari R.B. e ka bindur të mashtruarin se do t’i sigurojë takim me një person me ndikim në qarqet gjyqësore, por në fakt e gjitha ka qenë vetëm mashtrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button