Jankullovska: Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në MPB, temë e mbyllur

Sipas Ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska tema e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në shumë njësitë e MPB-së është mbyllur, sidomos kur bëhet fjalë për territorin e Shkupit. Sipas Jankullovskës tashmë është arritur kuota e duhur e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike. Ajo madje paralajmëroi ndryshimin e strategjisë dhe fokusim më tepër në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në njësitet në Maqedoninë Lindore, duke aluduar në përfaqësimin e bashkësive tjera etnike.

“Në disa prej njësive organizative të MPB-së, kapitulli i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është përmbushur në tërësi. Tani jemi orientuar në ato njësi organizative, përkatësisht në ato sektorë ku ende nuk është plotësuar kuota, për shembull në sektorët në Shtip, Strumicë, ose sektorë të tjerë ku përfaqësimi ende nuk është në nivelin e duhur, do të vihet fokusi më shumë, ndërsa aty ku tashmë është arritur, sikur në territorin e Shkupit, mund të bëjmë një strategji tjetër”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Deklaratat e tilla të Jankullovskës vijnë në prag të hapjes së konkursit të ri për pranimin e policëve, në të cilin ende nuk dihet numri i siguruar për kuadro shqiptarë..

Lajme të ngjashme

Back to top button