“Monstra” dhe Raporti i KE-së, temë e takimit Ahmeti- Volers

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Ambasadori Amerikan Poll Volers në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Biseda u përqendrua në zhvillimet politike në vend, çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik, çështjen e luftëtarëve të huaj në konfliktin në Lindje të Mesme, rastin Monstra dhe gjyqësorin në përgjithësi si dhe raportin e progresit.

Kryetari Ahmeti ripërsëriti mbështetjen e pa rezervë të Bashkimit Demokratik për Integrim për përpjekjet që të parandalohet pjesëmarrja e qytetarëve tanë dhe nga rajoni në konfliktet e Lindjes së Mesme.

Në lidhje me çështjen e emrit, Kryetari Ahmeti ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e arritjes së kompromisit me Greqinë dhe të patjetërsisë së angazhimit ndërkombëtar në arritjen e kompromisit.

Duke folur për gjyqësorin në përgjithësi dhe për rastin Monstra në veçanti, Kryetari Ahmeti edhe njëherë foli për nevojën e përfshirjes së ekspertëve amerikan në këtë rast në mënyrë që procesi të fitoj kredibilitetin e humbur dhe të kthehet besimi tek qytetarët ndaj gjyqësorit.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërinstitucionale, përfshirë edhe nevojën e prurjes së investimeve amerikane në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës, ndërtimin e rrugëve Shkup – Bllacë, Gostivar – Kërçovë, etj.

Kryetari Ahmeti përsëriti thirrjen ndaj opozitës për tu kthyer në Kuvend sepse vendin e kanë aty e jo në zyrat partiake, ndërsa përsëriti mbështetjen për çdo nismë konstruktive në të mirën e qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button