Shpend Ahmeti i kishte thënë Ramës: Prite lojën dhe i njeh serbët!

Nuk kam urrejtje ndaj serbëve dhe ndaj Serbisë, e as nuk i kam thënë Edi Ramës nga inati mos shko në Beograd, por se nga përbuzja e nënçmimi që e bëjnë politikanët serbë e bëjnë, nuk është e logjikshme t’ia shtrish dorën Vuçiçit, Daçiçit e Nikoliçit, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emision Opinion në Klan.

Ahmeti tha se gjatë vizitës së tij në Tiranë, i kishte thënë Ramës të pret lojën Shqipëri-Serbi dhe se do të shoh se çka do të ndodh.

“E dija se nuk do të ketë mikëpritje. Atyre ju pengon një fluturake dhe e marrin si justifikim për çdo dhunë. Duhet të marrim qëndrim si shtet. Kur serbët ta tejkalojnë të kaluarën, kur ata janë gati, atëherë do të jemi edhe”, thotë Ahmeti, duke kërkuar qëndrim dinjitoz ndaj Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button