Nesër bllokohen disa rrugë në Shkup

Në Shkup në një pjesë të rrugëve në zonën qendrore të qytetit nesër do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit, duke marrë parasysh manifestimet e paralajmëruara me rastin e 2 Gushtit, Ditës së kryengritjes së Ilindenit dhe Mbledhjes së parë të KAÇKM-së.

MPB-ja informoi se nesër në periudhë prej orës 9 deri në ora 12 i mbyullur për komunikacion do të jetë udhëkryqi nga rruga “Dimitrija Çupovski” deri te rruga “Vasill Glavinov” (te Paloma Bjanka). I mbyllur do të jetë edhe udhëkryqi nga bul. “Koço Racin” deri te rruga “11 Tetori” (te ndërtesa e Kryqit të Kuq), ndërsa komunikacioni nuk do të zhvillohet edhe nëpër udhëkryqin nga rruga “Filipi 2” deri te rruga “Kej 13 Nëntori” (te hoteli Holidej In).

MPB-ja apelon deri te qytetarët, për shkak tlë festimit tradicional që do të mbahet në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelincë për shënimin e 69 vjetorit nga mbajtja e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së, e cila do të fillojë në ora 11, të gjithë vizitorët e interesuar të arrijnë në Qendrën memoriale më së voni deri në ora 10, pasi pas kësaj do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit dhe i sigurisë për shkak të arritjes dhe vendosjes së musafirëve VIP.

Krahas kësaj, me fillim në ora 12 në Meçkin Kamen – Krushevë, do të mbahet manifestimi në të cilin fjalim para të pranishmive do të mbajë kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Me këtë rast, MPB-ja apelon deri te të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë ngjarje të arrijnë deri në ora 11, pasi nga qyteti i Krushevës deri te vendi Meçkin Kamen do të zbatohet regjim i posaçëm i qarkullimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button