Ahmeti: Ka funksionar të papërgjegjshëm, nuk janë të gjithë engjëj

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është i ndërgjegjshëm që në gjirin e partisë që drejton, ka edhe funksionarë të papërgjegjshëm. Një deklaratë e tillë, për herë të parë nga Ahmeti, fokusonte madje se disa nga funksionarët e partisë, e keqpërdorin pozitën e tyre. Këtë qëndrim, Ahmeti e shprehu teksa mori në dorë Raportin fundit të Progresit nga KE-ja, dorëzuar nga ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.

“Nëse do të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian duhet të jesh edhe auto-kritik. Pse a mendoni se e gjithë BDI-ja janë engjëj? A mendoni se nuk e keqpërdorin pushtetin? Pse, a të gjithë engjëj janë të VMRO DPMNE-së? Jo!”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lideri i BDI-së theksoi se vendi duhet të përfitojë nga kritikat dhe të punojë më shumë për mënjanimin e problemeve që sipas tij, janë reflektuar drejtë në raportin e progresit.

“Të mos interpretojmë por të implementojmë ato interpretime që dalin nga institucionet e Brukselit. Reforma në gjyqësi, a na duhen? Sigurisht që na duhen! A ka gjyqësi selektive? Po, ka gjyqësi selektive! A ka administratë të politizuar dhe partizuar? Po, ka! A janë të gjitha mediat e lira?”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti u shpreh i dëshpëruar edhe me opozitën që vazhdon bojkotin në parlament. Duke komentuar kritikat e deputetëve të VMRO DPMNE-së ndaj Bashkimit Evropian dhe qëndrimeve të tyre se për Maqedoninë mund të jetë opsion edhe Rusia, Ahmeti apeloi për maturi. Sipas tij, BE-ja dhe NATO nuk mund të kenë zëvendësim, dhe me këtë çështje nuk duhet bërë shaka.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Atehere per çeshtje morale dhe pergjegjesi ndaj elektoratit per mosrealizim qe 13 vjetè te M.O. dhe premtimeve duhet te jepni DORÈHEQJE KOLEKTIVE PREJ QEVERISJES DHE PARLAMENTIT E JO VETÈM TE TREGONI MUHABETE BOSHE QE NDEGJOHEN QE 13 VJETE K8NSE JENI TE NDEGJEGJSHEM….

Back to top button