Deda: Serbët të na kërkojnë ndjesë publike!

Aktori i humorit Julian Deda, kohët e fundit ka qënë shumë aktiv në rrjetin social Facebook, në lidhje dhe me ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ja se kush është kërkesa e tij e parashtruar sot:

“Tregohu autokton, mos shko…! Tirana zyrtare thotë: “Ne nuk e ngatërrojmë sportin me politikën, vizita e kryeministrit do bëhet”. (Si mund të shkosh për vizitë në një vend ku nuk je i mirëpritur…?)

Beogradi zyrtar thotë: “Shqiptarët nuk dinë të bëjnë dhe do ju duhet shumë vite që të bëhen shtet. Kryeministri serb fajëson Shqipërinë për provokacion duke thënë se, aktet e provokuara nga shqiptarët bëhen për të destabilizuar rajonin”. (Deklaratë më politike se kaq nuk bëhet..!)

Thjesht tregoji atyre sa krenar je për vendin tënd dhe mos shko, deri sa ata të kërkojnë ndjesë publike”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button